PALËT: 
Shoqëria Tregtare APR SH.P.K. – Asistencë e
                                            Përgjithshme Rrugore (tani e tutje APR), dhe Kontraktuesi me të
                                            dhënat si në pjesën e parë, pjesë e kësaj Kontrate (tani e tutje
                                            Klienti), janë pajtuar si vijon:
                                                
                                                
 Neni 1 
                                                 Objekti 
                                                 Mbulesa e Asistencës Rrugore 
                                                1. Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo
                                                komercial), deri në peshën 3.5 ton. 
                                                2. Në pakon “
APR Plus” e vlefshme për territorin e 
Kosovës,
                                                Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, kjo pako
                                                përmban: 
                                                2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e
                                                automjetit në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo). 
                                                2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël
                                                që mund të mënjanohet në vend (me ç’rast pajisjet rezervë, si
                                                goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klienti). 
                                                2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit. 
                                                3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të
                                                lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet
                                                nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit
                                                të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti.
                                                4. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për
                                                këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për
                                                automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.
                                                
                                                
Neni 2
                                                Koha e ofrimit të shërbimeve
                                                1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për
                                                asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave
                                                brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve
                                                jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe
                                                rrugore. 
                                                2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit
                                                është bërë e pamundur për shkak të ngjarjes për të cilën nuk është
                                                përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të
                                                jenë: Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.
                                                
                                                
                                                
Neni 3
                                                Të drejtat dhe detyrimet
                                                1. Klienti ka të drejtë të kërkoj, kur shfaqet nevoja për shërbimet si
                                                në nenin 1 (një) të kësaj kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofroj
                                                ato sipas kushteve të kontratës. 
                                                2. Klienti ka të drejtë që me rastin e shitjes së automjetit të bartë
                                                abonimin në automjetin tjetër të tij/saj dhe atë vetëm 1 (një) herë,
                                                në këtë rast shërbimet do të ofrohen pas 15 (pesëmbëdhjetë)
                                                ditëve nga data e njoftimit dhe do të vlejë deri në përfundim të
                                                kësaj kontrate. 
                                                3. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbimet nga neni 1 (një) e
                                                kësaj kontrate nëse klienti kërkon bartjen e automjetit për në
                                                lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur
                                                lokacionin e parë, apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse
                                                klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij,
                                                drejtuesi me dashje ka shkaktuar dëmin ose ka sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë (p.sh. gara në terrene malore, futja e
                                                qëllimshme në baltë ose dëborë etj.). 
                                                4. Pa rënë ndesh me nenin 1 (një), të kontratës, APR nuk është e
                                                obliguar të ofroj asistencë për të njëjtin defekt më shumë se 2 (dy)
                                                herë, nëse për atë defekt është sugjeruar nga stafi i APR-së që të
                                                eliminohet. 
                                                5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e
                                                kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga (ka rënë në
                                                humnerë ose të ngjajshme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk
                                                mund të bëhet me auto-bartje por nevojitet vinç i veçantë.
                                                
                                                
                                                
Neni 4
                                                Privatësia
                                                APR-ja i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me
                                                ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.
                                                
                                                
Neni 5
                                                Përgjegjësia për sendet
                                                APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme
                                                që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit,
                                                përgjegjësia per to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
                                                
                                                
Neni 6
                                                Mosmarrëveshjet
                                                1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen
                                                shërbimet sipas kontratës. 
                                                2. Në rast të mosmarrëveshjeve eventuale që mund të lindin gjatë
                                                zbatimit të kësaj Kontrate, Palët kontraktuese do të provojnë t’i
                                                zgjidhin me bisedim dhe mirëkuptim. Nëse kjo nuk arrihet, Palët
                                                kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e
                                                Kosovës. 
                                                3. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të
                                                gjitha çështjet që mund të shfaqen në lidhje me këtë kontratë vlejn
                                                ligjet e Republikës së Kosovës.
                                                
                                                
                                                
Neni 7
                                                Shkëputja e kontratës
                                                APR ka të drejtë ta shkëpusë këtë Kontratë në qoftë se Klienti
                                                mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve (p.sh., ofron
                                                informacione të rreme, fsheh faktorë të rëndësishëm ose shfaq
                                                sjellje të tjera që shkelin besueshmërinë e Kontratës). Si dhe nëse
                                                automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira
                                                (Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet
                                                pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal
                                                apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.
                                                
                                                
Neni 8
                                                Hyrja në Fuqi
                                                1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të
                                                plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për
                                                abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha
                                                kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje
                                                lidhur me to. 
                                                2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pas
                                                përmbushjes së të dy kushteve në vijim: a) të kenë kaluar 24 (njëzet e katër) orë nga
                                                momenti i nënshkrimit të kontratës; b) klienti të ketë përshkuar të paktën 100 (njëqind)
                                                kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e
                                                deklaruara nga vetë klienti në momentin e abonimit.
                                                
                                                3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë)
                                                ditësh nga data kur hyn në fuqi, sipas kushteve të mësipërme.