Neni 1
Objekti Mbulesa e Asistencës Rrugore 1. 1. Klienti është abonuar në pakon “APR PLUS + 1” e vlefshme për territorin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë (tani e tutje shtetet bazë), si dhe njërin nga shtetet që është përzgjedhur në pjesën e parë të kësaj kontrate: Greqi, Bullgari, Bosnje & Hercegovinë ose Kroaci (tani e tutje shteti i përzgjedhur) kjo pako përmban: 1.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: ndezja e veturës në rast të mungesës së rrymës (asistimi me kabllo). 1.2 Asistencë në ndërrimin e rrotës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend. 1.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit. 2. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës, deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti. 3. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar për këto shërbime dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin që është përfshirë në këtë kontratë.Neni 2
Riparimi ose riatdhesimi i automjetit (Ky nen është i vlefshëm vetëm për shtetin e përzgjedhur). 1. Në rast se automjeti nuk mund të rregullohet në vend, APR-ja i dërgon pasagjerët dhe veturën deri në servisin më të afërt për riparim të veturës. 2. Nëse asistenca kryhet natën ose serviset janë të mbyllura, APR-ja i mbulon shpenzimet deri në 100 (njëqind) Euro për parkingun e veturës. 3. Në rast se riparimi i defektit në veturë kushton deri në 1000 (një mijë) Euro, APR e mbulon 50 % të shumës së faturës, ndërsa pjesën tjetër të faturës dhe çdo shumë që kalon mbi 1000 (njëmijë) Euro e mbulon Klienti. 4. Në rast së shpenzimet e riparimit kalojnë vlerën mbi 1000 (një mijë) Euro, Klienti vendos ta riparojë veturën ose ta rikthejë atë në Kosovë. Për rikthimin e veturës në Kosovë APR-ja i mbulon shpenzimet e transportit deri në 1000 (një mijë) Euro, ndërsa pjesa mbi ketë vlerë mbulohet nga Klienti. 5. APR organizon transportin për bartje të veturës dhe rikthimi realizohet brenda 21 ditëve. 6. Klienti e mbështet APR-në me dokumentet e nevojshme për rikthim të veturës në Kosovë.Neni 3
Koha e ofrimit të shërbimeve 1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet 1. Klienti ka të drejtë të kërkojë, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në nenin 1 (një) të kësaj Kontrate dhe APR ka për detyrim t’i ofrojë ato shërbime 24/7 në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate.Neni 5
Mënyra e pagesës së shpenzimeve Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për Klientin realizohet drejtpërdrejt nga APR ose parapaguhet nga Klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga Klienti.Neni 6
Privatësia APR i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.Neni 7
Përgjegjesia për sendet APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjëshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.Neni 8
Mosmarrëveshjet 1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.Neni 9
Shkëputja e kontratës dhe Penaliteti 1. Shkëputja e kontratës: APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron lidhur me realizimi e shërbimeve (p.sh dhënia e informacioneve të rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që shkelin besueshmërinë e kontratës). Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car), automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë (pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera. 2. Penaliteti: Në rast se Klienti shkel këtë nen dhe APR e shkëput kontratën për këtë arsye, Klienti detyrohet të paguaj një dëmshpërblim prej 1000 (njëmijë) euro për keqpërdorim të shërbimit.Neni 10
Hyrja në fuqi 1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen nga kompania për abonim dhe riabonim. gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to. 2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pas përmbushjes së të dy kushteve në vijim: a) të kenë kaluar 24 (njëzet e katër) orë nga momenti i nënshkrimit të kontratës; b) klienti të ketë përshkuar të paktën 100 (njëqind) kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e deklaruara nga vetë klienti në momentin e abonimit, (kushti nën pikën b) nuk aplikohet në rastet kur bëhet riabonim brenda 5 (pesë) ditëve nga abonimi i mëparshëm). 3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data kur hyn në fuqi, sipas kushteve të mësipërme.© APR 2025 All Rights Reserved