Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme për të analizuar trafikun e faqes dhe për qëllime marketingu. Lexoni Politikën e Cookies dhe Politikën e Privatësisë për më shumë informacion.
(Pako “APR TRAVEL”)
PALËT: Shoqëria Tregtare, APR SH.P.K. - Asistencë e Përgjithshme Rrugore (tani e tutje APR) dhe kontraktuesi me të dhënat si në pjesën e parë të kësaj kontrate (tani e tutje klienti), janë pajtuar si vijon:
Neni 1
Objekti
Mbulesa e Asistencës Rrugore
1. Klienti është abonuar me automjetin për përdorim personal (jo komercial), deri në peshën 3.5 ton.
2. Në pakon “APR TRAVEL” e vlefshme për territorin e
Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë
(tani e tutje shtetet bazë), si dhe dy nga shtetet që janë përzgjedhur në pjesën e parë të kësaj kontrate:
Greqi, Bullgari, Bosnje & Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Rumani, Hungari Turqi
(pjesa Europiane), (tani e tutje shtetet e përzgjedhura) kjo pako përmban:
2.1 Asistencë duke filluar që nga defektet e vogla si: Ndezja e automjetit në rast të mungesës së rrymës
(asistimi me kabllo).
2.2 Asistencë në ndërrimin e gomës ose të ndonjë defekti të vogël që mund të mënjanohet në vend
(me ç’rast pajisjet rezervë, si goma, ose ndonjë material tjetër mbulohet nga klienti).
2.3 Asistencë në rastet e aksidentimit të automjetit.
3. Në rast të pamundësisë së mënjanimit të defekteve të lartëshënuara ose defekteve të tjera automjeti
do të transportohet nga vendet tjera për në Republikën e Kosovës ose brenda territorit të Kosovës,
deri në vendin (lokacionin) e parë që kërkon klienti duke përfshirë me atë transport edhe pasagjerët.
(Ky paragraf vlen vetëm për shtetet bazë).
4. Nëse për shkak të kushteve teknike ose për arsye tjera nuk mund të realizohet transporti i pasagjerëve
sipas paragrafit 3 të këtij neni, APR mbulon shpenzimet e shërbimeve të taksisë ose të autobusit deri në shumën prej
200 (dyqind) Euro me TVSH. (Ky paragraf vlen vetëm për shtetet bazë).
5. APR merr përsipër të ofroj asistime në numër të pa kufizuar (për shtetet bazë) si dhe 2 (dy) asistime
(për shtetet e përzgjedhura), për këto shërbime, dhe klienti ka të drejtë që t’i kërkoj vetëm për automjetin
që është përfshirë në këtë kontratë.
Neni 2
Riparimi ose riatdhesimi i automjetit
(Ky nen është i vlefshëm vetëm për shtetet e përzgjedhura).
1. Në rast se automjeti nuk mund të rregullohet në vend, APR-ja i dërgon pasagjerët dhe automjetin
deri në servisin më të afërt për riparim të automjetit.
2. Nëse asistenca kryhet natën ose serviset janë të mbyllura, APR-ja i mbulon shpenzimet deri në
100 (njëqind) Euro për parkingun e automjetit.
3. Në rast se kostoja e riparimit të defektit të automjetit kushton deri në 1000 (një mijë) Euro,
APR e mbulon 50 % të shumës së faturës, ndërsa pjesën tjetër të faturës dhe çdo shumë që kalon mbi
1000 (njëmijë) Euro e mbulon Klienti (është i mbuluar riparimi i defektit por jo dhe pjesët e zëvendësuara).
4. Në rast se kostoja e riparimit dhe pjesëve të zëvendësuara kalon vlerën mbi 1000 (një mijë) Euro,
Klienti vendos ta riparojë automjetin ose ta rikthejë atë në Kosovë. Për rikthimin e automjetit në Kosovë
APR-ja i mbulon shpenzimet e transportit deri në 1000 (një mijë) Euro, ndërsa pjesa mbi këtë vlerë
mbulohet nga Klienti.
5. APR organizon transportin për bartje të automjetit dhe rikthimi realizohet brenda 21 ditëve.
6. Klienti e mbështet APR-në me dokumentet e nevojshme për rikthim të automjetit në Kosovë.
Neni 3
Koha e ofrimit të shërbimeve
1. APR obligohet që nga momenti i pranimit të kërkesës për asistim, të ofroj asistencën brenda
60 (gjashtëdhjetë) minutave brenda territorit të Kosovës, dhe jo më shumë se 3 (tre) orëve
jashtë territorit të Kosovës në kushte normale atmosferike dhe rrugore.
2. Nuk konsiderohet shkelje e kontratës kur përmbushja e detyrimit është bërë e pamundur për shkak
të ngjarjes për të cilën nuk është përgjegjëse APR, ngjarje të tilla duke mos u kufizuar në to mund të jenë:
Fuqia madhore (vis major), trazira, sulme terroriste, greva, etj.
Neni 4
Të drejtat dhe detyrimet
1. Klienti ka të drejtë të kërkojë, kur shfaqet nevoja për shërbimet si në nenin 1 (një) të kësaj Kontrate
dhe APR ka për detyrim t’i ofrojë ato shërbime 24/7 në përputhje me kushtet e kësaj Kontrate.
2. Klientit ka të drejtë në mbulesë të shpenzimeve të hotelit deri në shumën prej
150 (njëqindepesëdhjetë) Euro në rastet kur automjeti nuk rregullohet brenda ditës ose asistimi është kryer
jashtë kohës së shërbimit të serviseve, si dhe të zgjedh njërin nga shërbimet e cekura në nënparagrafet
2.1, 2.2 dhe 2.3 si në vijim:
2.1 Mbulesë e shpenzimeve të shërbimit të taksisë deri në shumën prej 100 (njëqind) Euro me TVSH.
2.2 Mbulesë e shpenzimeve të “Rent a Car” deri në shumën prej 150 (njëqind e pesëdhjetë) Euro me TVSH.
2.3 Mbulesë e shpenzimeve për bileta të aeroplanit apo trenit deri në shumën prej
150 (njëqind e pesëdhjetë) Euro me TVSH.
(Paragrafi 2 është i vlefshëm vetëm për shtetet e përzgjedhura)
3. Klienti ka të drejtë që, në rast të shitjes së automjetit, të bartë abonimin në një automjet tjetër
vetëm 1 (një) herë brenda vitit, kundrejt pagesës administrative sipas tarifës së APR-së.
Në këtë rast, kontrata rifillon pas përshkrimit të 100 (njëqind) kilometrave nga momenti i njoftimit
dhe mbetet e vlefshme deri në përfundimin e saj.
4. APR nuk është e detyruar t’i ofroj shërbimet nga pika 1 (një) e kësaj Kontrate nëse Klienti kërkon bartjen
e automjetit për në lokacionin e dytë, për defektin e njëjtë për të cilin vet e ka zgjedhur lokacionin e parë,
apo nga servisi në lokacione tjera, si dhe nëse klienti nuk e përdor automjetin në pajtim me destinimin e tij,
drejtuesi me dashje shkakton dëmin ose sjell situatën ku duhet të kërkoj asistencë
(p.sh. gara në terrene malore, futja e qëllimshme në baltë ose dëborë, humbja e çelësit apo ndonjë defekti nga neglizhenca etj.).
5. APR nuk është e detyruar të ofroj shërbime që nuk janë pjesë e kësaj kontrate ose kur automjeti ka dalë nga rruga
(ka rënë në humnerë ose të ngjashme), dhe rikthimi i automjetit në rrugë nuk mund të bëhet me auto-bartje
por nevojitet vinç i veçantë.
6. APR ka të drejtë që në rast të një kërkese për asistencë rrugore, të verifikojë gjendjen e automjetit
për të siguruar që kërkesa është e justifikuar dhe në përputhje me kontratën.
Neni 5
Mënyra e pagesës së shpenzimeve
Pagesa për mbulesën e shpenzimeve për Klientin realizohet drejtpërdrejt nga APR ose parapaguhet nga Klienti dhe kompensohet nga APR-ja sipas kushteve të Kontratës duke u bazuar në faturat e rregullta të sjellura nga Klienti.
Neni 6
Privatësia
APR i trajton të dhënat e dërguara nga klienti në përputhje me ligjin i cili mbulon fushën e të dhënave personale.
Neni 7
Përgjegjësia për sendet
APR nuk mbanë përgjegjësi për mallrat ose sendet e paligjshme që mund të gjenden brenda automjetit gjatë transportit, përgjegjësia për to është e pronarit ose drejtuesit të mjetit.
Neni 8
Mosmarrëveshjet
1. Klienti ka të drejtë ankese pranë APR-së, në rast se nuk i ofrohen shërbimet sipas kontratës.
2. Mosmarrëveshjet eventuale që mund të paraqiten gjatë zbatimit të kësaj kontrate,
palët kontraktuese do t’i zgjidhin me bisedim dhe mirëkuptim, nëse kjo nuk arrihet,
palët kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës kompetente në Republikën e Kosovës.
3. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate dakordohen që për të gjitha çështjet që mund të shfaqen
në lidhje me këtë kontratë vlejnë ligjet e Republikës së Kosovës.
Neni 9
Shkëputja e kontratës dhe Penaliteti
1. Shkëputja e kontratës : APR ka të drejtë të shkëpusë këtë kontratë nëse klienti mashtron lidhur me realizimin e shërbimeve
(p.sh dhënia e informacioneve të rreme, fshehja e faktorëve të rëndësishëm ose sjellje tjera që shkelin besueshmërinë e kontratës).
Si dhe nëse automjeti përdoret për qëllime komerciale, si automjetet për qira (Rent a Car),
automjetet për dërgesa, taksitë, furgonat, automjetet pick-up e tjerë
(pavarësisht a janë të regjistruara në emër personal apo komercial), pasi që për këto automjete APR ofron pako të tjera.
2. Penaliteti : Në rast se Klienti shkel këtë nen dhe APR e shkëput kontratën për këtë arsye,
Klienti detyrohet të paguaj një dëmshpërblim prej 1000 (njëmijë) euro për keqpërdorim të shërbimit.
Neni 10
Hyrja në fuqi
1. Klienti deklaron që të dhënat e plotësuara janë të sakta dhe të plota, njëherit pranon që ato të përpunohen
nga kompania për abonim dhe riabonim. Gjithashtu deklaron se i kupton të gjitha kushtet e kontratës për abonim
në këtë pako dhe nuk ka vërejtje lidhur me to.
2. Palët me nënshkrimin e kësaj kontrate pajtohen që kjo kontratë të hyj në fuqi pasi Klienti të ketë përshkuar
të paktën 100 (njëqind) kilometra me veturën e njëjtë pas momentit të abonimit, në përputhje me kilometrat e deklaruara
nga vetë klienti në momentin e abonimit.
(ky kusht nuk aplikohet në rastet kur bëhet riabonim brenda 5 (pesë) ditëve nga abonimi i mëparshëm).
3. Kontrata do të jetë e vlefshme për një periudhë prej 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditësh nga data kur hyn në fuqi,
sipas kushteve të mësipërme.
© APR 2026 All Rights Reserved